Në kujtimet e publikuara në librin e tij ‘Spare’ , Harry shkroi se kishte vrarë 25 talebanë, të cilët i kishte cilësuar si “gurë shahu”, teksa shërbente në vijën e frontit si bashkë-pilot i një helikopteri Apache.
Por pas këtij rrëfimi një udhëheqës i lartë i talebanëve i është përgjigjur Princit Harry se militantët që ai vrau në Afganistan “nuk ishin gurë shahu, por ishin njerëz”.
Komandanti i talebanëve Anas Haqqani iu përgjigj me anë të një postimi në Twitter Princit Harry: “Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz, ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre.
Në librin e shumëpritur, princi pretendonte se kishte qëlluar për vdekje 25 luftëtarë, duke shtuar se ai nuk i mendonte ata si “njerëz” ndërsa mbante armën. /abcnews.al