Ndarja nga jeta e Gianluca Viallit, një ikonë e futbollit italian dhe jo vetëm, ka prekur shumë figura të njohura dhe tifozë të cilët kanë mundur ta njohin.
Një nga reagimet e shumta ngushëlluese, ishte edhe ajo e Javier Zanettit, legjendës së Interit.
“Ishe me klas, elegancë dhe respekt, brenda dhe jashtë fushës, çdo ditë. Buzëqeshja jote do të mbetet përgjithmonë. Pusho në paqe, Gianluca”, ishte mesazhi i argjentinasit për Viallin.
Gianluca Vialli vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 58-vjeçare pas një sëmundje të gjatë të cilën e kishte pushtuar./ h.ll/abcnews.al
Sei stato classe, eleganza, rispetto. In campo e fuori, ogni giorno. Il tuo sorriso resterá per sempre.
Riposa in pace, Gianluca. pic.twitter.com/MqRcfvjMZ7
— Javier Zanetti (@javierzanetti) January 6, 2023