Studimi: Gratë mund të dallojnë nëse një burrë është beqar apo i martuar nga nuhatja

schedule11:27 - 6 Janar, 2023

schedule 11:27 - 6 Janar, 2023

Studimi, i botuar në revistën mjekësore Frontiers in Psychology dhe i kryer nga studiues në Universitetin Macquarie në Australi, përfshiu 82 gra.

Siç raportohet nga nypost.com, gratë duhej të zgjidhnin nga 91 burra, 45 të martuar dhe 46 beqarë, për të vendosur se kush ishte në një lidhje. Kështu, ato nuhatën djersën nga një bluzë që kishin veshur për 24 orë dhe më pas e krahasuan erën me fotot e tyre.

“Sipas rezultateve të sondazhit, djersa e meshkujve të pamartuar u vlerësua si erë më e fortë se ajo e meshkujve të martuar”, shkruan autorët e studimit. “Ne gjithashtu zbuluam se fytyrat e meshkujve beqarë u vlerësuan më mirë se ata që ishin në një lidhje, por vetëm tek femrat që tashmë ishin në një lidhje”.

Shkencëtarët nuk mund të përcaktonin saktësisht pse ekzistonte ky ndryshim në aromat, por autori i studimit Mehmet Mahmut tha për Neësëeek se hormonet luajnë një rol në “kërkimin e partnerit”.

“Ne e dimë nga hulumtimet e mëparshme se testosteroni më i lartë lidhet me erën më të fortë të trupit”, tha ai. “Burrat potencialisht beqarë kanë nivele më të larta të testosteronit”, shtoi ai më pas. Në fakt, ai supozoi se një burrë i martuar zakonisht jo vetëm që i kushton më shumë rëndësi higjienës së tij fizike, por edhe ushqimeve që konsumon, ndaj është logjike që do të ketë një ndryshim domethënës në erën e tij./abcnews.al