Lampard po i afrohet shkarkimit, Everton rikthen ish-legjendën angleze?

schedule17:06 - 5 Janar, 2023

schedule 17:06 - 5 Janar, 2023

Trajneri i futbollit të DC United, Wayne Rooney, mund të marrë Evertonin nëse Frank Lampard shkarkohet, transmeton britanikja “Sun”.

Pas një sërë rezultatesh të dobëta në Premier League, Everton ra në vendin e 18-të në tabelën e Premier League me vetëm 15 pikë. Mediat britanike theksojnë se Lampard është nën presion serioz pas humbjes nga Brighton dhe shtojnë se do të shkarkohet nëse klubi nuk e nis me rezultate më të mira në pjesën e mbetur të sezonit.

Në ndeshjen e radhës të Premier League, Everton do të luajë në shtëpi me Southampton më 14 janar.

“The Sun” thekson se Rooney është i pari në listën e dëshirave të pronarit të Everton, Farhad Moshiri.

Rooneyu rrit në Everton, dhe luajti për këtë klub deri në vitin 2004. Më pas ai luajti për Manchester United për 13 vjet, dhe përsëri luajti për klubin nga Liverpool në sezonin 2017/2018.

Rooney mori drejtimin e DC United në korrik të vitit 2022, dhe më parë ai drejtoi Derbin për dy vjet.

Ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez dhe ish-trajneri i Burnley, Sean Dyche, përmenden si kandidatë potencialë për trajnerin e ri të Evertonit. /G.D abcnews.al/