Cristiano Ronaldo është ndaluar të bëjë debutimin e tij për Al Nassr sot në orën 16:00 nga Federata Angleze e Futbollit.
Portugezi 37-vjeçar tashmë është sportisti më i paguar në botë, pasi nënshkroi një kontratë marramendëse me klubin saudit. Ronaldo, i cili u lirua nga Manchester United muajin e kaluar pas intervistës shokuese me Piers Morgan, mbërriti në Riad të hënën dhe u përshëndet me fansat e zjarrtë të cilët e pritën në stadiumin vendas.
Të martën ai iu nënshtrua vizitave mjekësore të martën përpara se të bëhej zyrtarizimi i tij, dhe më vonë iu bashkua lojtarëve të ekipit për seancën e parë stërvitore.
Al Nassr shpresonte t’i jepte yllit portugez debutimin e tij të madh ditën e sotme pasi kishte shitur të gjitha biletat e stadiumit përballë Al Taee. Megjithatë, atij i është thënë se është pezulluar për shkak të dënimit të dhënë nga Federata Angleze e Futbollit pasi Ronaldo hodhi telefonin e një tifozi të vogël të Evertonit.
Cristiano Ronaldo u dënua me dy ndeshje dhe u gjobit nga FA në nëntor pas incidentit me tifozin autik në “Goodison Park” në prill.
FA sqaroi se ai duhet të vuajë pezullimin e tij edhe nëse zhvendoset jashtë në një ekip tjetër./ h.ll/abcnews.al