Barcelona është ndeshur mbrëmjen e djeshme kundër Intercity në shtëpinë e këtyre të fundit.
Sfida ishte e vlefshme për raundin e 1/16 të Kupës së Mbretit. Barcelona ishte tepër favorite në këtë sfidë, por ndeshja doli jashtë parashikimeve dhe për skuadrën e Xavit ishte tepër e vështirë, aq sa ndeshja shkoi në intervalin e shtesave.
Pjesa e parë përfundoi në favor të Barçës, pasi në minutën e 4-të ishte Araujo i cili shënoi golin e vetëm të harkut kohor prej 45 minutash.
Pjesa e dytë nisi me befasi, pasi në minutën e 59-të ishte Soldevila i cili barazoi shifrat pas një asistimi nga Murria. Pak minuta më vonë, në të 66-tën, Barcelona kalon përsëri në avantazh pasi Gavi asistoi për Dembele dhe francezi dërgoi topin në rrjetë.
Nuk kaloi shumë dhe epërsia e katalanasve ndali pasi në minutën e 74-të ishte përsëri Soldevila i cili shënon dhe barazon shifrat në 2-2.
Barcelona nuk u dorëzua, ku ata kaluan përsëri në avantazh vetëm tre minuta më vonë, me Raphinha i cili shënon golin e tretë dhe të avantazhit në minutën e 77-të. Gjithçka dukej sikur kishte përfunduar, por heroi i klubit vendas, Soldevilla shënon golin e barazimit 3-3 në minutën e 86-të dhe gjithashtu golin e tij të tretë personal të kësaj sfide.
Ndeshja shkoi në shtesa, ku në minutën e 103-të, Raphina asiston për Ansu Fatin dhe spanjolli shënon duke i dhënë kështu fitoren e vështirë katalanasve dhe duke bërë të mundur të kalojnë në fazën tjetër të Kupës së Mbretit./ h.ll/abcnews.al