Ky është Visart Cengu, 31 vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren. Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.
Burime për Abc bëjnë me dije se i riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga Franca. Cengu ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit ndërsa shoku i tij Rufgen Shehu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ata po dërgoheshin në spital nga Arben Basha, i cili ndodhej me ta në momentin e ngjarjes.
Sipas informacioneve, ata u qëlluan me armë teksa po largoheshin nga lokali. Pasi u plagosën, të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku rreth orës 04:25 të mëngjesit treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës.
Ndërsa 27-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë pronari i lokalit po merret në pyetje nga policia në Kosovë. /abcnews.al