Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së Rufgen Shehu në lokalin “Kobra City” në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve kuksianë dhe disa personave nga Kosova por konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e armës.
Mësohet se ka qenë Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe dhe si “Kobra”, i cili ka qëlluar ndaj të rinjve, duke plagosur dy prej tyre. Visar Cengo ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Kukësit ndërsa i plagosur ka mbetur Rufgen Shehu, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Kush është autori
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë. /abcnews.al