DURRËS – Kati i parë i një pallati në Durrës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament të pabanuar, ndërsa dyshohet se përdorej si magazinë për rroba të vjetra.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të kontrolluar flakët. Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
/abcnews.al/