Pele nuk është më me ne dhe bota e futbollit mban zi për humbjen e tij. “Mbreti” dha frymën e fundit mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare në shtratin e spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo, i mposhtur nga sëmundja vdekjeprurëse. Lajmi për vdekjen e tij përhapi pikëllim të pamasë në çdo cep të botës.
LEXO EDHE: Futbolli botëror në zi, ndërron jetë Pele
Vajza e tij, Kelly Nascimento i ka dhënë lamtumirën e fundit me një postim në rrjete sociale. Në foton që ajo postoi, duken krahët e Peles, vëllezërit e motrat dhe të dashurit e tij duke e përqafuar atë teksa ai ndodhet në spital. Kjo është një nga fotot e fundit e legjendës braziliane, i cili fitoi tre Botërorë.
LEXO EDHE: Ndarja nga jeta e Peles, historia e veçantë pas pseudonimit me të cilin bëri histori
“Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundësisht. U prefsh në paqe”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ylli brazilian po luftonte me kancerin në zorrën e trashë që nga viti i kaluar dhe shëndeti i tij ishte komplikuar ditët e fundit. Ai po merrte kujdes intensiv në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo./abcnews.al