Transporti publik në Shkup nuk do të jetë më falas duke filluar nga sot. Rekomandimet dhe masat të cilat janë vendosur për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup, janë hequr. Vendimi i cili ishte i përkohshëm, u miratua të hënën si një ndër masat e pakos së Qytetit të Shkupit për ulje të ajrit të ndotur.
“Në pajtim me të dhënat nga Sistemi shtetëror monitorues për cilësi të ajrit ambiental në ditën 26.12.2022, koncentrimet e mesme ditore të grimcave të suspenduara PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit prej 150 mg/m3, dhe episodi prej dy ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë në Shkup dhe ndërprenë së vlejturi rekomandimet dhe masat për prag të tejkaluar të alarmimit”, thuhet në njoftim. /abcnews.al