Modelja e njohur, Kejvina Kthella u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” dy ditë më parë, duke bërë shumë zhurmë. Kurioziteti për ta parë bukuroshen në jetën e përditshme ka qenë shumë i madh.
Së fundmi, ajo ka treguar një histori nga klasa e shtatë, kur provoi për herë të parë një shpullë nga babai i saj. Kejvina braktisi atëherë shkollën për një festë në ditën e Pavarësisë, e cila u organizua me shokë nga shkolla pa e ditur prindërit. Në Itali, shkolla kishte telefonuar prindërit për t’i njoftuar.
“Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë.
Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”, ka rrëfyer Kejvina./abcnews.al