3 aspekte të reja për të ardhmen e Juves dhe Allegrit pasi bordi i ri i klubit përgatit revolucion

schedule16:26 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 16:26 - 25 Dhjetor, 2022

Ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Juventusit. Bordi i ri drejtues do të nisë punën më 18 janar.

Gjëja kryesore që duhet të ndryshojë është se nuk do të ketë më transferta të pamatura në merkato, por investimi për forcimin e skuadrës nuk do të ndalet.

Aspekti i dytë është rritja e nivelit teknik, duke përfshirë lojtarët nën 23 vjeç. Kjo do të thotë se skuadra e do të marrë një përforcim të ri, por nuk do të harrohet as sektori i të rinjve.

Aspekti i tretë është fokusi i madh në  gjetejen e personave që  zbulojnë  talente si Pogba (të marrë falas dhe të shitur për mbi 100 milionë) dhe Vidal.

E ardhmja e Allegrit nuk duket e paqartë. Mjaft solid. Presidenti i Exor John Elkann pranoi përgjegjësinë e një trajneri në fushën sportive, por padyshim që rezultatet do të kenë rëndësi. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!