Dy makina u shkrumbuan gjatë natës në qytetin e Vlorës dhe dyshimet e para të policisë janë për një zjarr të qëllimshëm. Makinat e djegura janë një Benz në pronësi të Skënder Demajt dhe një fugon.
Policia ka zbuluar se shënjestra ka qenë Benz-i, por flakët më vonë kanë përfshirë edhe fugonin që ka qenë ngjitur.
Vetë Demaj ka thënë në polici që nuk kishte konflikte me ndonjë person, por policia po heton si ngjarje të qëllimshme./ABC News Albania 24/7