Chelsea synon të forcojë linjën e sulmit me një lojtar të klasit botëror. Sipas Caughtoffside, sulmuesi i Brazilit dhe PSG-së, Neymar, është në interes të klubit kryesor anglez.
Chelsea është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit 30-vjeçar gjatë Kupës së Botës 2022. Nuk dihet ende se çfarë shanse ka Chelsea për të përfunduar këtë marrëveshje, por londinezët definitivisht nuk do ta humbin shansin e tyre nëse Neymar vendos të largohet nga Parisit.
Kontrata e brazilianit me PSG-në skadon në verën e vitit 2025. Çmimi i tij i transferimit është 75 milionë euro.
Neymar pati një gjysmë të parë të mirë të sezonit me 11 gola dhe nëntë asistime në 14 ndeshje të Ligue 1. /G.D abcnews.al/