Policia e Sarandës ditën e sotme ka bërë të ditur se, ka arrestuar 2 persona, të cilët dyshohet se, kanë hapur portën e kanalit ujitës dhe për pasojë është përmbytur hidrocentrali “Bistrica 2”, i cili momentalisht është jashtë funksionit.
Njoftimi i Policisë:
“Policia ka arrestuar shtetasit V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë, pasi:
Më datë 03.07.2019, në vendin e quajtur “Mesopotam i Sipërm” Finiq, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.
Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje“, bën me dije policia në komunikatën e saj./abcnews.al