Vrasja në Divjakë/Viktima me precedent penal, me dy emra

schedule09:41 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 09:41 - 12 Dhjetor, 2017

Një person u vra dje rreth orës 23:40 në një lokal në fshatin Goriçaj të Divjakës. Viktima është Almir Llupo 42 vjeç, nga fshati Goriçaj. 42-vjeçari ka qenë person me precedent penal.

Mësohet se viktima kishte ndërruar identitet. Ai përdorte edhe emrin Eduart Stambolliu. Almir Llupo ka qenë i dënuar në mungesë në vitin 2006 me vendim të formës së prerë për trafik të femrave për prostitucion dhe falsifikim të dokumenteve.

Për herë të fundit, Llupo është arrestuar në muajin Korrik të këtij viti. 42-vjeçari u vu në pranga pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Almir Llupo alias Eduart Stamolliu ndërroi jetë dje rreth mesnatës pasi u qëllua me çifte nga pronari i lokalit në fshatin Goriçaj. Policia thotë se mes tyre pati një sherr për motive të dobëta. Dyshohet se viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit.

Më pas, ky i fundit u ngjit në katin e dytë të ndërtesës ku kishte banesën, dhe mori armën duke qëlluar 42-vjeçarin Llupo. Ky ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. Autori i ngjarjes, Petrit Toromëni 42 vjeç nuk u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!