Protesta të dhunshme pas sulmit me 3 të vrarë në Paris, kurdët plagosin 5 efektivë policie

schedule10:03 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 10:03 - 24 Dhjetor, 2022

Pesë oficerë policie u plagosën në përplasjet me kurdët pas të shtënave në Paris që vranë tre aktivistë kurdë. Të premten, një burrë 69-vjeçar hapi zjarr në një rrugë pranë një qendre kulturore kurde në rrethin e 10-të të Parisit, ndërsa ai është ndaluar dhe nuk dihen motivet e tij.

Sipas raportimeve të fundit, nga të shtënat kanë mbetur të vrarë tre persona, dy prej viktimave janë në gjendje kritike dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.

Viktimat, dy burra dhe një grua, i përkisnin komunitetit kurd në Paris, tha Këshilli Demokratik Kurd në Francë, ndërsa Pokuroria e Parisit hapi një hetim për vrasjet e qëllimshme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!