Pas më shumë se 1 muaj ndërprerje për shkak të “Katar 2022”, futbolldashësit tani kanë mundësi për të ndjekur dhe suportuar klubet e tyre të zemrës, ku mbrëmjen e djeshme pati një përballje fantastike, në “EFL Cup”, mes Manchester City dhe Liverpool, ndeshja e cila përfundoi me fitoren 3 me 2, në favor të “qytetarve”.
I emocionuar për këtë fakt është dhe ish-mbrojtësi i Liverpool dhe kombëtares angleze Jamie Carragher.
Carragher, i cili tashmë është kthyer në një analist futbolli, në “Sky Sport” ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme të ish-ekipit të tij, si dhe ka krahasuar nivelin e futbollit të klubeve me atë të kombëtareve.
“I admiroj të dyja skuadrat dhe trajnerët e tyre. Ajo që pamë ishte thjesht e mahnitshme. Asnjëra skuadër nuk humbi asnjë centimetër. City ishte më i mirë, por është një meritë e madhe për Liverpoolin që ata qëndruan në lojë. Na ka munguar kjo, apo jo?
Futbolli i klubeve është thjesht në një nivel tjetër në krahasim me ndeshjet ndërkombëtare. Po, vendet po bashkohen, ne pamë skenat në Argjentinë në sfondin e fitimit të Kupës së Botës dhe emocioneve që lidhen me të. Por cilësia, veçanërisht kur luajnë këto dy klube, nuk është e pakrahasueshme”,- tha ish- mbrojtësi i Liverpool për Sky Sports. /i.m /abcnews.al