Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri më pozitive në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT pas një ngadalësimi në tremujorin e dytë produkti i Brendshëm Bruto në periudhën korrik-gusht-shtator të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4.02 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021.
Kontributin kryesor në përmirësimin e treguesve të ecurisë ekonomike gjatë muajve të verës e ka dhënë kryesisht sektori i turizmit.
Nëngrupi Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor është rritur gjatë kësaj periudhe me 1.94%.
Ecuri më të ngadaltë ka shënuar Ndërtimi dhe Aktivitetet të pasurive të paluajtshme e ndjekur nga aktivitet financiare dhe bujqësia.
Sektori i bujqësisë vijon të renditet i fundit përsa i përket ecurisë dhe kontributit në rritjen ekonomike në vend.
Në 9 muaj rritja ekonomike në vend ka arritur në 3.6%.
Qeveria ka rishikuar projeksionet për rritjen ekonomike duke pritur një ecuri mbi 4%.Ky përmirësim vjen si rezultat i stabilizimit të inflacionit i cili gjatë muajit nëntor pësoi një ulje me 0.3%.
Banka e Shqipërisë nuk ndryshoi normën e interesit për muajin dhjetor duke e lënë atë në nivelin 2.75% duke argumentuar se treguesit për ecurinë ekonomike në muajt e fundit të këtij viti janë përkeqësuar.
RRITJA EKONOMIKE
Tremujori i dytë 2022 2.65%
Tremujori i tretë 2022 4.02%
KONTRIBUTI SIPAS SEKTORËVE
Tregti,Transport, Akomodim 1.94%
Ndërtimi 0,99%
Aktivitete të pasurive të paluajtshme 0,81%
Aktivitete shërbimi 0,65%
Informacioni dhe Komunikacioni 0,19 %
Bujqësi, Pyje dhe Peshkim 0,05%
/abcnews.al