Deklarata e Gjiknurit, Alibeaj: Damiani dhe Edi të shkojnë në burg

schedule20:58 - 4 Korrik, 2019

schedule 20:58 - 4 Korrik, 2019

Damian Gjiknuri kryetari i Komisionit për Reformën zgjedhore është shprehur sot se nëse PD kërkon largimin e tij do të veprojë si Presidenti i vendit që ofron largimin për t’i dhënë udhë dialogut PD-PS në lidhje me reformën zgjedhore. I ftuar në “Mbrëmje Ide”, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD nuk kërkon vetëm largimin e Damianit, Ramës, Taulanti apo Ulsiut, por pret që ata të shkojnë në burg.

“Nuk ka seriozitet në gjithë këtë histori. Çfarë kemi kërkuar ne? Ne kemi kërkuar që Damiani, Ulsi dhe Taulanti dhe Edi të shkojnë në burg. Jo se është dëshira jonë por që kanë shkelur ligjet e këtij vendi dhe besoj se nuk ka të madh e të vogël të majtë e të djathtë dhe pa parti që nuk e kanë marrë vesh, së paku nga përgjimet e fundit të “Bild” se çfarë masakre kriminale dhe elektorale kanë bërë në kurriz të popullit, publikut dhe demokracisë. Në burg po dhe kjo dhe kjo është një zgjidhe por ajo që kemi kërkuar shumë kohë më parë është ndëshkueshmëria apo pandëshkueshmëria ndan demokracinë dhe shtetin e së drejtës nga diktatura. Kjo mund të ishte një zgjidhje për të gjithë ata që listova dhe të gjithë ata që në një sistem i pavarur që do të hetonte t’i dërgonte atje ku duhet. Nga provat që kanë dalë unë besoj që askush nga këta nuk e ka vendin në Parlament sepse është turpi i shqiptarëve që të përfaqësohet”.

I pyetur se me cilin kusht hyjnë në tryezën e reformës zgjedhore, Alibeaj tha se: “Nuk besoj se është më kusht i ynë dhe ne nuk kemi artikuluar ndonjëherë  kusht për reformën zgjedhore dhe në vetvete reforma zgjedhore nuk përbën një çështje nga të cilat na ndan”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!