Formula e këtij viti në Festivalin e Këngës, bëri që të kishte dy fitues. Elsa Lila me votat maksimale të jurisë fitoi vendin e parë, ndërsa Albina Kelmendi dhe familja e saj e votuar nga publiku, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Mirëpo, duket se jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë vendim, pasi më e fundit që ka reaguar është modelja Adrola Dushi. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shprehur hapur zhgënjimin e saj.
“Elsa Lila thjesht më e mira! Ah moj Shqypni e mjera Shqypni… Dëshpërimisht një dëshpërim”, ka shkruar Adrola.
Kujtojmë që natën e tretë, Elsa këndoi krah Capital T këngën “Pyes lotin”. Ky i fundit po përflitet vazhdimisht që është në një lidhje me Adrolën. Ndonëse asnjëri nuk e ka pranuar publikisht./abcnews.al