Skandali Katar-Gate, prokuroria belge ka frikë se shërbimet sekrete mund të rrëmbejnë eurodeputeten greke

schedule20:05 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 20:05 - 22 Dhjetor, 2022

Eurodeputetja greke Eva Kaili e cila u arrestua pas skandalit Katar-Gate do të qëndrojë në burg, kështu ka vendosur gjykata në Bruksel.

Gjyqtarët belgë kanë refuzuar kërkesën e bërë nga avokati i Kailit, i cili kërkoi masën arrest shtëpie.

Avokati ka kërkuar nga Prokuroria që Eva Kaili të vendoset në arrest shtëpie dhe të pajiset me një telefon që përgjohet nga autoritetet, dhe si të vetmin kontakt të ketë me fëmijën e saj.

Por kjo kërkesë ka qenë e papranueshme për prokurorët belg, të cilët thanë se rrezikon që Eva Kaili të arratiset jashtë vendit.

Madje, sipas avokatit, një prej prokurorëve ka thënë se shërbimet sekrete të Katarit mund të rrëmbejnë ish-eurodeputeten.