Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i akuzuar për korrupsion do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë.
Hysi qëndron në qeli prej janarit të këtij viti sepse u arrestuar pas publikimit të një video-përgjimi në një nga programet investigative ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze në këmbim do t’i jepte kujdestarinë e fëmijës.
Së bashku me gjyqtarin Hysi u ndalua edhe psikologia Elona Meçani, e cila po ashtu ishte e përfshirë nbë afera korruptive. Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda Meçani dyshohet se bënte rolin e sekseres, ndërsa në videon e bërë publike, gjyqtari Hysi, shfaqet duket marrë 500 euro.
Gjyqtari dhe psikologia akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”./ABC News Albania 24/7