Drejtuesit e Manchester United i ofruan 60 milionë Atletico Madridit për Antoine Griezmann, sipas mediave britanike.
Griezmann u rrit në Sociedad dhe më pas luajti për Atleticon nga 2014 në 2019. Më pas ai kaloi te Barcelona, e cila e dërgoi në huazim te Atletico vitin e kaluar.
Klubi madrilen dhe Barcelona ranë dakord pak muaj më parë që katalanasit do të merrnin 20 milionë euro dëmshpërblim për futbollistin francez, i cili nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2026.
Griezmann shkëlqeu në Botërorin e Katarit, teksa me kombëtaren franceze fitoi titullin e zëvendëskampionit të botës.
Mediat britanike theksojnë se drejtuesit e Manchester United janë ende në kërkim të një sulmuesi, i cili duhet të zëvendësojë Cristiano Ronaldon. Portugezi u largua nga klubi Old Trafford pak para Kupës së Botës në Katar.
Drejtuesit e klubit anglez u interesuan për disa futbollistë, por ata vendosën për francezin, i cili mund të luajë në disa pozicione në skuadër.
Drejtuesit e Atleticos kanë marrë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Griezmann. Drejtuesit e klubit spanjoll po shqyrtojnë një ofertë për futbollistin francez, i cili pas disa javësh mund të kalojë në Manchester. /G.D abcnews.al/