Një tifoz që festonte fitimin e Kupës së Botës në Argjentinë pati një fund tragjik kur një flamur, të cilin e kishte hedhur mbi supe, u kap në rrotëne pasme të një motoçiklete.
Sebastian Oscar Maciel, 22 vjeç, u rrëzua në tokë, pa mundur të merrte frymë dhe dha pulsin e fundit mes festimeve në qytetin e Bahia Blanca, provinca e Buenos Aires, për triumfin e Argjentinës ndaj “trikolorëve” në finalen e Kupës së Botës të dielën.
Dëshmitarët okularë e panë atë të rrëzuar përtokë dhe kuptuan se flamuri i ishte mbështjellë rreth qafës. Hetimet janë në vazhdim, por hetimet fillestare bëjnë me dije se ai ka vdekur nga mbytja. Incidenti tragjik errësoi disi gëzimin e argjentinasve, të cilët po festonin në rrugë pas një fitoreje dramatike me penallti ndaj finalistëve Francë që lejoi “Blancoseleste” të sillte trofeun e artë në Argjentinë për herë të parë që nga viti 1986.
Mbi një milion tifozë festuan trofeun rreth monumentit ikonik të obeliskut në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires./ h.ll/abcnews.al