VIDEO/ Festimi për pak u kthye në tragjedi: Messi me shokë rrezikuan të binin nga autobusi, shkak një kabllo elektrik

schedule11:30 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 11:30 - 20 Dhjetor, 2022

Futbollistët e Argjentinës shkelën në orët e para në vendlindje. Pasi mbërritën në aeroport, ata hipën në një autobus të hapur për të shkuar në hotel, ku do të qëndrojnë deri në festën zyrtare mesditën e së martës.

Turi me autobus në kryeqytetin argjentinas lejoi Messin me shokët e ekipit të festojnë dhe të ndajnë gëzimin e tyre me tifozët që kishin mbushur rrugët.

Kështu, Di Maria, Otamendi, Messi, Paredes dhe De Paul kishin hipur në pikën më të lartë të autobusit.

Në videon e regjistruar nga kamerat televizive, pesë argjentinasit shihen kur përkulen në momentin e fundit për të shmangur disa kabllo të varur, të cilët shpëtuan nga më e keqja pasi mund të kishin rrezikuar edhe jetën.

Fatmirësisht humbja e vetme ishte kapelja e mesfushorit Paredes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!