57.5% e përdoruesve të Twitter votuan që Elon Musk të largohej si CEO i platformës së rrjeteve sociale në një sondazh të kryer nga vetë miliarderi. 57.5% e votave ishin për “po”, ndërsa 42.5% ishin kundër idesë që Musk të largohej nga posti i kreut të Twitter, më pak se dy muaj pas blerjes së rrjetit të njohur social.
Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.
— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022
Më shumë se 17.5 milionë njerëz morën pjesë në votim. Musk tha dje se do t’u përmbahej rezultateve të sondazhit, por nuk bëri të ditur detaje se kur do të largohej. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e miliarderit sa i përket rezultatit të sondazhit.
Sondazhi pason përmirësimin e politikës së Tëitter, i cili ndalon krijimin e llogarive me qëllimin e vetëm të promovimit të kompanive të tjera të mediave sociale. Musk ka pushuar drejtuesit e lartë dhe rreth 50 për qind të punonjësve të Tëitter-it pasi mori nën zotërim rrjetin e madh social./abcnews.al