Sejdarasi në Abc: Ja çfarë duhet të bëni për të kuptuar nëse një produkt është i skaduar apo jo

schedule19:36 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 19:36 - 19 Dhjetor, 2022

Eksperti dhe profesori i ekonomisë Bardhi Sejdarasi ndërsa ishte i ftuar në studion e lajmeve të Abc, ka zbuluar për qytetarët se si ata mund të mbrojnë veten e tyre nga produktet e skaduara në supermarkete.

Sejdarasi tha se secili prej nesh në momentin që merr një produkt në market duhet ta gërvisht me gisht në vendin ku është vendosur çmimi, dhe nëse çmimi fshihet atëherë ky produkt është i skaduar.

Ndërkohë ai theksoi se është mjaft e rëndësishme që për çdo produkt të skanoni barkodin për të kuptuar vendin se ku është prodhuar, por edhe për të parë çmimin real.

Shkoni tek data e skadencës, gërvishteni me gisht, dhe nëse ajo datë ku fshihet atëherë ky produkt ka skaduar. Unë e skanoj gjithmonë barkodin për të mësuar nga është origjina, nga vjen ky produkt. Unë barkodit e kam përdorur qëkur ka dalë barkodi. Unë shikoja gjithmonë numrin e parë të kodit. Nëse nuk ju del barkodi atëherë produkti është fals. Kam folur me kryeinspektorin e Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe i falënderoj që kanë reaguar”, tha Sejdarasi.

/Taulant Halili/Abcnews.al/