LUSHNJË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku një shofer i dehur ka përplasur disa makina në seri.
Si pasojë e aksidenteve të shumta të ndodhura I.Xh 47-vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes.
Njoftimi:
U arrestua I. Xh., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një sërë përplasjesh me automjete të tjera. Si pasojë e këtyre përplasjeve, është dëmtuar shtetasi I. Xh., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
/abcnews.al/