Nuk ka gjumë për lojtarët e Argjentinës: Vezë, patate të skuqura, bilardo, videolojëra dhe festë deri në zbardhje të ditës

schedule10:56 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 10:56 - 19 Dhjetor, 2022

Skuadra e Argjentinës festoi deri në daljen e dritës së diellit në Doha, pas triumfit të tyre në Kupën e botës ndaj Francës. Messi me shokë morën trofeun pas një ndeshjeje që i la të gjithë pa frymë dhe ndoshta ka qenë finalja më e madhe e Kupës së botës të të gjitha kohërave.

Pas ndeshjes, festimet e Argjentinës vazhduan gjatë natës e deri në lindjen e diellit, ku shijuan një darkë “romantike” me pjatën e mbushur me vezë dhe patate të skuqura, ku ndërkohë në mes të tavolinës së rrumbullakët ndodhej Kupa e Botës.

Në një pamje tjetër, Enzo Fernandez postoi në Instagram Lautaron duke mbajtur në qafë medaljen e Kupës së Botës. Postimi ishte shpërndarë në orën 6:53 të mëngjesit me kohën lokale në Katar dhe në sfodn dukeshin rrezet e diellit që shkëlqenin.

Dybala, i cili shënoi një nga goditjet e penalltive, ndau një foto të skuadrës duke shijuar darkën e tyre. Heroi i penalltive Emi Martinez ndau gjithashtu disa foto nga festimet teksa lojtarët relaksoheshin dhe luanin bilardo, ndërsa një foto tjetër tregonte ata duke luajtur playstation.

Argjentina do të niset nga Doha rreth orës 14:00 për t’u kthyer në Buenos Aires për një kthim emocional në shtëpi. Ka një ndalesë në Madrid gjatë rrugës, me skuadrën që pritet të kthehet në shtëpi midis orës 22:00 dhe mesnatës.

Një festë zyrtare me fansat është planifikuar të martën, edhe pse koha dhe vendi ende nuk është konfirmuar.

Pas përfundimit të penalltive, ndarjes së çmimeve dhe ngritjes së trofeut, Argjentina me Messin në krye e çuan festën në dhomat e zhveshjes./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!