Fituan “finalen e vogël”, Daliç: Kjo medalje bronzi është e artë, pak e prisnin këtë arritje

schedule19:22 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 19:22 - 17 Dhjetor, 2022

Kroacia fitoi sot medaljen e bronztë në Kupën e Botës Katar 2022, duke mposhtur Marokun dhe duke u shpallur si kombëtarja e tretë më e mirë në këtë turne.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç është shfaqur shumë i lumtur.

“Kjo medalje është një bronz me reflektime të arta. Ne fituam një ndeshje të vështirë, ishte e mrekullueshme. Kjo është një medalje për Kroacinë dhe për të gjithë popullin kroat. Për të gjithë ata që na duan në rajon dhe në botë. Vërtetë fantastike, ne fituam dy medalje në dy Kupa Bote, më duhet t’u them urime të mëdha lojtarëve të mi.

Do të doja t’ia dedikoja këtë fitore një njeriu që filloi gjithçka, pikërisht Miroslav Ciro Blazeviç. Shef, kjo është për ty, kjo është medalja jote, unë mund të fitoj pesë medalje, por ti je trajneri i të gjithë trajnerëve.

Pak prisnin që 18 lojtarë të rinj, katër nga liga kroate, të bënin këtë gjë. Për mua kjo medalje bronzi është e artë, ta fitosh në një garë të tillë është e mrekullueshme. Një gjë e madhe për popullin tonë”, është shprehur i emocionuar Daliç./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!