Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Detajet nga ekzekutimi në Tiranë, viktima erdhi për të vizituar nënën në spital, çfarë zbuluan kamerat

schedule10:06 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 10:06 - 17 Dhjetor, 2022

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, dje në zonën e Selitës, në Tiranë. Burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.



Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock.

Prej andej largohet sërisht i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.

Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!