Sëmundja e rëndë e mundi, humb jetën në moshë të re efektivi i Forcave të Armatosura

schedule10:35 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 10:35 - 16 Dhjetor, 2022

Një nga efektivët e Forcave të Armatosura ka ndërruar jetë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes, e cila përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllimet familjes së Ernestit.

Ernesti ka humbur jetën në një nga spitalet e Turqisë.

Postimi i plotë:

Të pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Bazës së mbeshtetjes dhe emregjencave Civile, Ernesto Leka. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!