Një akuarium me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në qendër të Berlinit ka shpërthyer, ka shkaktuar përmbytje në hotel dhe rrugët pranë.
“AquaDom” – i cili përmbante 1500 peshq tropikal – është 14 m i lartë dhe përshkruhet si akuariumi cilindrik më i madh në botë.
Policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme” dhe dy persona u plagosën nga copa xhami. Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para ndërtesës e cila ishte e mbyllur për shkak të vërshimeve.
Akuariumi u ndërtua dy vjet më parë dhe ka një ashensor me mure transparente të ndërtuara për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel kanë pamje nga ai.
Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi thyerjen.
Autoriteti i transportit publik të Berlinit tha se rruga Karl-Liebknecht jashtë hotelit ishte mbyllur për shkak të “një sasie ekstreme uji në rrugë”. Policia tha se “sasi masive” uji po derdhej në rrugët e afërta dhe njerëzit në zonë duhet të vozisin me kujdes.
Videot e postuara në mediat sociale herët të premten treguan dëme të mëdha në akuarium me rezervuarin që duket të jetë bosh dhe uji që rrjedh nga tubat në holl.
Und so sieht es drin aus #aquarium #berlin pic.twitter.com/QyiImxbxvW
— rbb|24 (@rbb24) December 16, 2022
/abcnews.al