Një ditë pasi mësoi opinionin jodetyrues të këshilltarit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian që pranonte veton e UEFA-s dhe FIFA-s për klubet që vendosin të nisin një garë të pavarur siç është Super Liga, klubet pjesëmarrëse hdanë një përgjigje.
Florentino Pérez, Joan Laporta dhe Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, producent i projektit, dhanë së bashku një deklaratë.
“Kjo nuk ka vdekur, larg kësaj. Është shumë, shumë e gjallë. Klubet duan të jenë pronarë të fatit të tyre dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të. Gjithashtu për të rinjtë që kërkojnë lojëra më të rëndësishme”, tha Reichart.
Për më tepër, CEO vuri në dukje rëndësinë e ofrimit të futbollit më të mirë të mundshëm sepse “ky sport nuk konkurron më me çiklizmin apo basketbollin, por edhe me Netflix, Amazon Prime apo HBO Max, dhe kjo është e rëndësishme”. /abcnews.al