Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mendoj se Messi mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare”

schedule16:17 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 16:17 - 15 Dhjetor, 2022

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez beson se Lionel Messi mund të qëndrojë në futboll për vitet në vijim.

“Mendoj se Messi mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare. Ai duket shumë mirë. Ai i bën gjërat në fushë me lehtësi, që është pjesa më e vështirë.

Të luaja me Messin padyshim që më bëri një lojtar më të mirë. Messi duhet të kishte fituar Kupën e Amerikës. Ai përfaqëson vendin si heroin e tij. Njerëzit e respektojnë Luanin më shumë se presidentin. Nëse Messi do t’u kishte kërkuar të gjithë njerëzve që të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre për 24 orë, të gjithë do ta kishin bërë këtë”, tha Martinez për Footballers Lives.

Më herët, 35-vjeçari Lionel Messi tha se Botërori 2022 do të jetë i fundit në karrierën e tij. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!