Ndryshimet në polici, Panganika: S’kam asnjë njoftim zyrtar, vijoj punën normalisht

schedule12:06 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:06 - 15 Dhjetor, 2022

Dy ditë më parë u njoftuan disa ndryshime në strukturat e policisë së Shtetit. Një nga emrat që prekej është ai i Drejtorit të Tiranës, Lorenc Panganika, i cili ështëzëvendësuar nga Tonin Vocaj.

Por në një konfeencë për mediet, Panganika bëri me dije se nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe vijon punën normalisht.

Panganika: Zyrtarisht nuk kam ndonjë njoftim, në rast se do kem njoftim do ju njoftoj. Aktualisht vijoj punën normalisht.

Ndryshimet:

Tonin Vocaj, aktualisht zëvendës drejtor i Përgjithshëm, emërohet drejtor i Policisë Tiranë, duke zëvendësuar Lorenc Paganikën, i cili shkon në Akademinë e Policisë.

Ermal Muca emërohet drejtor i Policisë në Vlorë.

Niko Brahimaj emërohet drejtor i Policisë në Fier.

Ervin Hodaj emërohet drejtor i Policisë Shkodër./Abcnews.al/