17-vjeçari i cili përplasi të moshuarin 73-vjeçar që si pasojë ka shkaktuar vdekjen e tij është arrestuar nga policia.
I riu po drejtonte një benz pa patentë kur përplasi të moshuarin që po lëvizte me biçikletë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. Gj., 17 vjeç, banues në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në Peqin, i cili po lëvizte me biçikletë.
/abcnews.al