Ndryshimet në policinë e shtetit, gazetarja e Abc-së zbulon çfarë fshihet pas shkarkimeve

schedule18:02 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 18:02 - 13 Dhjetor, 2022

Ditën e sotme janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe. Krahas rretheve, ndryshime janë bërë dhe në Tiranë, ku Tonin Vocaj ka zënë vendin e Lorenc Panganikës si Drejtor i Policisë së Tiranës, i cili shkon në akademinë e policisë.

Në një lidhje live, gazetarja e Abc-së Xhensila Kodra tha se shkak për këtë është bërë puna e dobët, duke qenë se një pjesë e ngjarjeve kriminale të ndodhura në kryeqytet kohët e fundit, mbeten ende të pazbardhura.

“Në fakt ishte e papritur dhe sa i përket radhëve në uniformat blu. Ka zëra se këto lëvizje kanë ardhur për shkak të menaxhimit të dobët duke qenë se Qarku i Tiranës ka pasur një sërë ngjarjesh kriminale, një pjesë e të cilave janë ende të pazbardhura. Ngjarja më e fundit e zbardhur është ajo që ndodhi te Kodrat e Diellit”, tha gazetarja. /abcnews.al