Brandon Jacobs, 29 vjeç, nga Harvey, Luiziana, New Orleans, sulmoi shoferen në parkim, duke e lënë atë të vdekur në Travelodge në autostradën Westbank.
Shoferja e taksisë u godit me thikë nga pasagjeri i cili postoi videon e krimit ndaj viktimës në Facebook, thotë policia.
Sherifi i Jefferson Parish Joseph Lopinto tha se viktima, 54-vjeçarja Yolanda Dillon nga Marrero, u gjet e goditur me thikë disa herë brenda një automjeti dhe u dërgua në spital ku ndërroi jetë.
Ajo po çonte Jacobs në hotel të enjten rreth orës 15:00 kur u sulmua.
Jacobs u arrestua brenda disa orësh nga krimi i tij dhe u akuzua për vrasje të shkallës së dytë. Gjatë një konference për shtyp të premten, sherifi tha se Jacobs kishte pranuar vrasjen.
“Rrëfimi i tij thoshte se ai u zgjua në mëngjes dhe vendosi se do të vriste dikë dhe vendosi që kjo do të ishte dita e tij,” tha sherifi.
“Ai ishte në sediljen e pasme,” vazhdoi oficeri. “E goditi me thikë nga pas, doli nga automjeti dhe u largua.”
Jacobs regjistroi dhe postoi një video të vrasjes në Facebook, shtoi sherifi.
Superintendent Shaun Ferguson tha: “Ekipi ynë po e përballon në mënyrë të vështirë. Ajo do të na mungojë shumë. Ajo ishte shumë e qetë… shumë e thjeshtë. Një gjigante e qetë, do të thosha, sepse ajo thoshte shumë për këtë departament dhe vrasja e saj na shkatërroi të gjithëve.”
Hetimi nga autoritetet e Jefferson Parish mbetet në vazhdim. /abcnews.al