Në tetor, Topi i Artë iu dha sulmuesit të Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema. Kush do ta marrë çmimin prestigjioz vitin e ardhshëm?
Portali autoritar Goal ka përditësuar renditjen e tij të pretendentëve kryesorë bazuar në performancën e lojtarëve në Kupën e Botës dhe në sezonin 2022/2023.
Pretendenti numër një është sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Argjentinës, Lionel Messi. I dyti në renditje është një tjetër sulmues i Ligue 1, Kylian Mbappe, i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i skuadrës franceze. I treti është sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland.
Në 5 pretendentët kryesorë janë edhe braziliani Neymar dhe polakU Robert Lewandowski. /G.D abcnews.al/