Pas atij eleminimi me “nder” nga Kupa e Botës, në Katar, trajneri Gareth Southgate ende nuk i ka zgjidhur dyshimet për të ardhmen e tij.
Siç raporton dhe BBC, tekniku i “tre luanëve” akoma nuk e ka “ndarë” mendjen, në qoftë se do të qëndrojë akoma në stolin e Anglisë apo jo.
“Shumë nga 18 muajt e fundit kanë qenë të vështirë. Më duhet të mendoj dhe reflektoj. Nuk dua të kaloj 4 apo 5 muaj duke menduar se kam bërë zgjedhjen e gabuar. Është shumë e rëndësishme”,- ka komentuar tekniku Southgate mbi të ardhmen e tij. /i.m /abcnews.al