Mikesha e kryeministres italiane në mesin e të vrarëve në Romë, Meloni: Nuk është e drejtë

schedule11:52 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 11:52 - 12 Dhjetor, 2022

Tri gra, përfshirë një mike të kryeministres italiane Giorgia Meloni, u vranë të dielën pasi një burrë hapi zjarr ndaj banorëve të një blloku apartamentesh në Romë, ndërsa ata po takoheshin në një kafene, sipas autoriteteve lokale.

Autori, 57 vjeç është arrestuar nga policia. Për ngjarjen tragjike ka reaguar edhe kryeministrja italiane, pasi një prej viktimave ishte mikesha e Melonit.

“Personi që vrau këto 3 gra është arrestuar dhe shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj sa më parë”.

Kështu ka shkruar Giorgia Meloni në një postim në Facebook, duke komentuar ngjarjen e rëndë në Romë.

“Nicoletta ishte mikesha ime, nuk është e drejtë të vdesësh në këtë mënyrë”, tha kryeministrja italiane. Nicoletta ishte një nënë luftarake, një mikeshë e sinqertë, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë.

Por mbi të gjitha ishte një profesioniste me një ndjenjë përgjegjësie të jashtëzakonshme. Ishte pikërisht kjo përgjegjësi për punën që e çoi aty mëngjesin e së dielës, ku një burrë e priste për ta vrarë me armë zjarri, bashkë me dy gra të tjera, gjatë një mbledhje për pronat në Romë.

Nicoletta ishte mikesha ime. Lë pas bashkëshortin Giovanni dhe një fëmijë të mrekullueshëm, 10-vjeçarin Lorenzo. I shpreh ngushëllimet familjes së saj dhe familjeve të tjera, që u shkatërruan nga kjo ngjarje”.

“Personi që vrau këto 3 gra të pafajshme dhe plagosi edhe 4 persona të tjerë është ndaluar dhe uroj që drejtësia të bëjë punën e saj sa më shpejt,” shtoi Meloni.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!