Ka përfunduar edicioni i tetë i festivalit “Tirana 48 orësh”. Filmi më i mirë u shpall Red Lines. Të rinjtë që e realizuan kanë mundësinë të marrin pjesë të festivale të rëndësishme ndërkombëtare.
Emocioni është kryefjala e kësaj mbrëmje.
Rreth 20 skuadra kanë mundur të shkruajnë, xhirojnë, montojnë dhë dorëzojnë një film në vetëm 48 orë.
Një aventurë për shumë të rinj që i nxit jo vetëm drejt krijimit por dhe origjinalitetit.
Edicioni i tetë i festivalit Tirana 48 orëshi e shpalli fituesin e kësaj gare të veçantë.
Është filmi “Red Lines”, me regji të Tan Kazazit dhe “Black Box Team” të cilët me këtë film kanë një mundësi të bëhen pjesë e festivalit të kanës.
Për producentin Robert Aliaj Dragoi ky edicion tregoi se kineastët e rinj kanë arritur të kuptojnë thelbin e këtij festivali.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj premtoi se do ti mbështesë akoma më shumë vitin e ardhshëm pasi ky festival është edhe shembull se si jë punë e mirë realizohet edhe shpejt vecanërisht kur punohet në grup.
Festivali i filmit “Tirana 48 Hour Film Project”, është shdrruar në një fenomen kulturor botëror dhe një institucion ndërkombëtar që organizohet në 130 qytete të botës./abcnews.al