U gjet para shtëpisë nga fqinjët, zbulohet shkaku i vdekjes së djalit të divës së muzikës botërore

schedule17:03 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 17:03 - 10 Dhjetor, 2022

Djali 62-vjeçar i Tina Turner vdiq pas një beteje me kancerin që i shkatërroi shëndetin në vetëm tre javë, ka zbuluar gruaja e tij. Afida Turner postoi një homazh për Ronnie në Instagram vonë të premten, duke shpjeguar se ai u sëmur rëndë shumë papritur, duke shtuar se nuk mundi ta mposhte kancerin.

Ronnie u gjet nga fqinjët përpara shtëpisë së tij në Los Angeles me vështirësi në frymëmarrje. Përpjekjet e fqinjëve të tij për ta ringjallur ishin të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Diva e muzikës, Tina Turner bëri më vonë një postim prekës duke konfirmuar vdekjen e tij.

Gruaja e tij, Afida (djathtas), postoi një homazh emocionues për burrin e saj të ndjerë (në qendër) të premten, duke ndarë foto të tyre gjatë viteve.  Çifti janë fotografuar këtu me nënën e famshme të Ronnie (majtas)

“Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.”, shkroi ajo.

Ronnie Turner është fotografuar me gruan e tij Afida në një ceremoni përkujtimore për babain e tij të ndjerë Ike në vitin 2007. Ronnie u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në LA të premten në mëngjes

/abcnews.al