Ministri i Financave të Ukrainës ka deklaruar se mbështetja financiare e Perëndimit nuk është bamirësi por mbrojtja e demokracisë ndërsa Ukraina riparon infrastrukturën elektrike dhe sistemet e ngrohtjes të dëmtuara nga sulmet ruse.
“Nuk është bamirësi të mbështesësh Ukrainën,” tha Sergii Marchenko.
“Ne po përpiqemi të mbrojmë lirinë dhe demokracinë e të gjithë botës së qytetëruar”.
Në një intervistë të enjten, Marchenko tha për Associated Press se ai beson se zyrtarët e Bashkimit Europian do të zgjidhin mosmarrëveshjen me Hungarinë, e cila javën e kaluar bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh.
Marchenko tha se mbështetja financiare për Ukrainën është e vogël në krahasim me atë që shpenzuan vendet e zhvilluara për t’i bërë ballë urgjencave si kriza financiare globale e vitit 2008 dhe pandemia COVID-19.
Ai shtoi se dëmtimi i infrastrukturës civile do të kushtojë 0.5 për qind të prodhimit vjetor ekonomik vitin e ardhshëm, duke shtuar barrën pasi Ukraina po përpiqet të mbulojë një deficit buxhetor të barabartë me 38 miliardë dollarë.
/abcnews.al