Eliminimi i Spanjës në Kupën e Botës në Katar përfundoi në mënyrë të palavdishme kundër Marokut dhe Fabio Capello ka folur për fundin e tiki-taka,
Trajneri legjendar italian, i cili ka katër vite në pension, komentoi se “në Katar festuam fundin e tiki-taka-s. Spanja i thotë lamtumirë “nëntëshes false”. Është diçka që mund të funksionojë në disa raste, por nuk mund të shndërrohet në sistem. Prania e një sulmuesi është thelbësore.
Posedimi i topit? Kur nuk shoqërohet me shpejtësi, nuk është produktiv. Futbolli i Pep Guardiolës ka evoluar në krahasim me dhjetë vjet më parë. Por le të kujtojmë se Barcelona atëherë kishte yje si Messi apo Iniesta në maksimumin e tyre për të zbatuar planin”. /G.D abcnews.al/
? “En Qatar celebramos el final del ‘tiki-taka'” https://t.co/wUzDcxfxac
— MARCA (@marca) December 8, 2022