Dy gra kanë humbur jetën dhe një fëmijë është në gjendje kritike për jetën në një aksident që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Korçë-Kapshticë.
Një mjet tip ML ka përplasur tre këmbësoret të cilët ishin duke kaluar rrugën pranë fshatit Kapshticë. Për pasojë gjetën vdekjen dy gra dhe u plagos rëndë një fëmijë.
I mituri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Olsi Belortaja i cili po udhëtonte në gjendje të dehur./ABC News Albania 24/7