Michael Jackson gjithmonë përbën lajme, jo vetëm falë muzikës së tij, po dhe për çdo gjë që ai bënte. Çdo ditë e më shumë dalin të dhëna për të, që habisin jo pak fansat. Së fundmi është gjetur një makineri të cilën Mbreti i Pop-it e kishte përdorur për të luftuar plakjen. DailyMail publikoi disa imazhe të këngëtarit, i shtrirë në aparaturën me oksigjen.
Një pajisje që kushton jo pak, por 100 mijë dollarë, para të cilat këngëtari i mori pas djegies që pësoi në kokë dhe fytyrë teksa po realizonte një reklamë. Kompania e dëmshpërbleu Jackson me 1.5 milionë euro dhe paratë e mbetura pasi bleu aparaturën, Mbreti i Pop-it ia dhuroi fondacionit të tij për të shpëtuar fëmijët që kishin pësuar djegie.
Makineria u gjet në një depo në jug të Kalifornisë. Michael vite më parë u shpreh se falë kësaj aparature do të jetonte 150 vite. Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq gjatë trajtimit, pasi Jackson u nda nga jeta 10 vite më parë. Megjithatë kjo gjë ka nxitur edhe më shumë thashethemet se nëse Mbreti i Pop-it ka përdorur makinerinë, sot ai mund të jetë gjallë dhe vdekja e tij është false.
Klan Plus